Google ADS

Rreth 30 mijë vëzhgues për zgjedhjet e 11 qershorit

14:09 | 9 Qershor 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përfundimin e të gjitha përgatitjeve për procesin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Indeksonline mëson se numri total i vëzhguesve në zgjedhjet e së dielës do të jetë 29 mijë e 264 vëzhgues.

KQZ gjatë këtyre ditëve ka njoftuar me të gjitha procedurat që janë realizuar ndër to edhe pastrimin e listave, duke larguar të vdekurit.

Kurse përpos akreditimit të vëzhguesve vendor në këto zgjedhje do të ketë prezencë të madhe edhe të atyre ndërkombëtarë.

Numri i vëzhguesve nga Bashkimi Evropian në zgjedhjet e 11 qershorit do të jetë 100 vëzhgues ane e mbanë Kosovës.

Ndryshe sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore e cila pritet të mbyllet në orët e fundit të mbrëmjes së sotme. Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme erdhi menjëherë pas Mocionit të thirrur nga Nisma për Kosovën, mocion ky i përkrahur nga partitë opozitare dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme