Kandidati për kryeministër nga koalicioni, PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Panairin e Librit.
Gjatë kësaj vizite ai u ka premtuar botuesve se do t’i përkrah në zgjidhjen problemeve. Madje ka thënë se do të ishte shumë mirë që në çdo shkollë të ketë bibliotekë me libra.
Haradinaj tha se me ardhjen e tij në Qeveri do të hartojë Ligjin për Sponzorizim.
“Është një nder ku je përball me krijuesit, kur je me botuesit me ata që e mundësoi që libri, ato ndjenja, ato përjetime, ato vizione të krijuesve me mbërri tek qytetari, lexuesi. Tani unë më i ri në temë, ndoshta shumë i ri po jo i pa interesuar. Për këtë arsye më vjen mirë që më keni mundësuar me qenë bashkë këtu zotëri, Daut….Diçka që po më bën shumë përshtypje është mënyra kaq e saktë e identifikimit të problemeve t’i quajë, sfidave që i kemi. Kjo na siguron që edhe ne me qenë të saktë në veprim…Unë i lexova me interesim i shoh gjitha reale jo ekzagjerime, ose jo të zorshme për Kosovën e të vështira. Do të ishte nder që në çdo shkollë në Kosovë me qenë më e pasur do të ishte diçka e mirë…Barra fiskale është e pakuptimtë në botë, kushdo është sponzorizues me pas edhe Ligjin për Sponsorizime“, tha Haradinaj.
Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës Daut Demaku tha prej se ekziston kjo Kosovë nuk ka qenë gjendja më keq në arsimin dhe kulturën e Kosovës
“Këtu është një det i problemave që duhet të përgatiteni për një debat se kemi çka themi. Kur thashë për arsimin edhe kulturën që nuk i takojnë partive politike po janë të popullit. Por dua ta nënvizoj një fakt. Prej se ekziston kjo Kosovë nuk ka qenë gjendja më keq në arsimin dhe kulturën tonë. Nuk jam njeri që kam qejf me i gjeteë njollat e zeza. Kemi analfabetë funksional prej universitetit e deri në universitete. Po prodhohen diploma e diploma si shtypshkronjë si fabrikë e diplomave jemi bërë. Po prodhojnë rezultate po na thonë edhe ‘Pisa e Pisave’. Por na tregojnë që ata që e di, në kulturë janë bërë veprime jaranish, partiakë. Nuk ka pas diçka që e nderon e respekton atë substancën kombëtare që quhet kulturë e të gjithëve”, tha Demaku.
Demaku beson se lideri i AAK-së e mban fjalën dhe e ka ftuar që sot një vit t’i vizitojë dhe do të flasin ndryshe.
Kandidatit për kryeministër ia dhuroi një libër Nysret Pllana, i cili i tha Haradinajt që librin e njëjtë t’ia dhurojë Ivica Daçiqit.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...