Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve nacionale, kryetarit të Mitrovicës, i cili është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AKR-së, i ka ardhur një mbështetje e fuqishme nga familja e tij.
Djali i tij, Valoni, i cili menaxhon kompaninë e madhe MitroFresh në Holandë, ka publikuar një letër mbështetëse për babain e tij, edhe pse tregon se mungesën e tij e ka ndjerë shumë familja.
Ndryshe, Agim Bahtiri, që në këto zgjedhje garon me numrin 50, jeton mijëra kilometra larg gruas, katër djemëve e dy vajzave, si dhe nipave e mbesave, pasi që të gjithë jetojnë në Holandë, vend të cilin kryetari i Mitrovicës e kish lënë për ta udhëhequr Mitrovicën.
Ja postimi i Valon Bahtirit në Facebook:
Po bëhen gati katër vite që babai është fizikisht larg neve, i cili ka lënë mungesë të madhe në familjen tonë. Prej vitit 2013 jemi përballur me sfida të ndryshme në Holandë, sidomos të punës, ku gjithmonë na ka udhëhequr prindi.
Me pa durim kemi pritur që të vjen fundi i vitit 2017 dhe ai të kthehet në mesin e familjes, nënës, fëmijëve dhe nipave e mbesave. Por pas ardhjes time këto ditë në Kosovë, edhe përkundër sfidave qe i kemi, dëshira ime dhe e mbarë familjes ka ndryshuar, sepse po e shohim se populli po dëshiron që ai të vazhdoj të jep kontributin e tij në politikë.
Pra, tash e tutje prindi do ta ketë përkrahjen e gjithë familjes që të fitoj në garën për deputet dhe të vazhdoj ta jap kontributin e tij, aty ku populli e vlerëson më së shumti. Në emër të familjes të uroj fitoren.
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...