Google ADS

Trainkos bëhet edhe me 10 vagonë për udhëtarë

12:55 | 9 Qershor 2017
Arbresh.info

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka futur sot në shërbim edhe dhjetë vagonë të trenit për udhëtarë.

Në një ceremoni të organizuar sot në ARH-së u tha se këta hapa inkurajojnë rritjen e numrit të udhëtarëve që udhëtojnë me tren.

Drejtori i Autortietit Rregullativ të Hekurudhuave Shkëlzen Qorri , tha se ky është një proces shumë i rëndësishëm dhe do të ketë ndikim në rritjen e numrit të udhëtarëve.

“Është për t’u vlerësuar që në bazë të regjistrit tonë tani kemi një dyfishim të vagonëve me autorizime ku deri tani kanë qenë 9 vagonë të autorizuar dhe nga sot e tutje kemi 10 vagonë të rinj të autorizuar gjithsej 19 . Futja në shërbim e këtyre vagonëve të rinj shpresojmë dhe fuqishëm besojmë se do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që si formë transporti kanë zgjedh transportin hekurudhor duke u kujdesuar që vetë komoditeti dhe siguria e këtyre vetë vagonëve edhe një vlerë promovuese për vetë juve kompani Trainkos me qëllim të rritjes së numrit të udhëtarëve në të ardhmen”, tha Qorri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme