Laura Pula koordinatore nacionale për zgjedhje nga zyra e prokurorit të shtetit ka thënë se mbështetja e ambasadës amerikane ka qenë shtytësi kryesor që zgjedhjet e vitit 2013-2014 të jenë të suksesshme.
“Inkuadrimi i prokurorit të shtetit ka për qëllim mbrojtjen e votës së qytetarit. Ne si sistem prokurorial në bashkëpunim me policinë, KQZ, PZAP, KGJK kemi vendosur që të përcjellim këto zgjedhje dhe jo vetëm atë ditë, por edhe fushatën”, ka thënë ajo.
Sipas saj dënimet janë më te ashpra, shkruan arbresh.info.
“Komisionerët dhe anëtarët tjerë të angazhuar nga KQZ do të jenë pjesë e hetimit kur informohet për shkelje të votës. Dënimi do të shkojë deri në 5 vite burg. Ne duhet t’ua sigurojmë një ambient votuesit të dijë si të votojë. Vetë prezenca e prokurorëve 24 orë tregon se jemi për t’i mbrojtur votuesit që të votojnë lirshëm. Mirëpo kontributi më i madh i shkon votuesëve të cilët janë bindur që të mos manipulohen nga askush”, ka thënë ajo.
Këto komente ajo i ka bërë në tryezën me temën “Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit” të organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DnV)./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit