Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Serbisë dhe e përkrahur nga Oda Ekonomike Evropiane dhe Oda Ekonomike e Austrisë, ditën e martë më 16 Qershor në Vjenë mbahet takimi i kryetarëve të Odave Ekonomike të rajonit në kuadër të përgatitjeve për takimin e Vjenës në nivelim më të lartë i cili do të mbahet më 27 gusht dhe do t’i kushtohet Ballkanin Perëndimor.
Në takim do të bisedohet lidhur me krijimin e kushteve sa më të mira për bashkëpunim në mes të subjekteve ekonomike në vendet e regjionit veç e veç dhe regjionit në tërësi dhe të arrihet deri të një plan akcional të aktiviteteve të përbashkëta të vendeve të regjionit, ka deklaruar kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu.
Ai ka theksuar se ky takim do të jetë edhe një kontribut konkret procesit të Berlinit të udhëhequr nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Në takim marrin pjesë kryetarët e Odave Ekonomike të rajonit si dhe përfaqësuesit Odës Ekonomike të Austrisë, Gjermanisë dhe në rolin e mysafirit të veçantë kryetari i Odës Ekonomike të Turqisë./arbresh.info.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...