Thaçi priti vëzhguesit nga Parlamenti Europian për zgjedhjet në Kosovë

13:33 | 9 Qershor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot vëzhguesit nga Parlamenti Europian për zgjedhjet në Kosovë, të kryesuar nga Igor Šoltes, e me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë, e të cilët përfaqësonin të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, demokratike e fer dhe se pret që të njëjta do të jenë edhe zgjedhjet e 11 qershorit.

Presidenti Thaçi falënderoi Soltes që Parlamenti Europian ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Kështu do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve në Kosovë”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Soltes u shpreh se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për Kosovën.

“Jemi të këtu të ndihmojmë këtë proces të rëndësishëm”, u shpreh Soltes

Presidenti Thaçi u shpreh se çfarëdo të jetë rezultati i zgjedhjeve, Kosova do të ketë qeveri pro-europiane, pro-NATO dhe multi-etnike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme