Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thirrë mbledhje të Qeverisë për sot në ora 9:00.
Mirëpo mungesa e ministrave në mbledhje ka bërë që ajo të shtyhet për një kohë të pacaktuar, shkruan arbresh.info.
Mungesa e tyre në mbledhje duket se është pasojë e fushatës zgjedhore e cila përmbyllet sot nga partitë politike.
Qeveria në mbledhjen e sotme kishte paraparë të bënte shqyrtimin e Propozim-Vendimit për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilët preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të lufirit IBM, Pika Kufitare Bërnjak, Merdare dhe Mutivodë.
Po ashtu, në mbledhjen e sotme do të bëhej shqyrtimi i Propozim-Vendimit për ndarjen e mjeteve për NP Aeroportin e Gjakovës./Arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...