Ajo ka përfunduar me shenja në trup pas rolit si një shtëpiake e dhunuar në filmin “Big Little Lies”.
Aktorja australiane, ka thënë për “Hollywood Reporter”: “Unë shkova në shtëpi dhe hodha një gurë nga një derë prej xhami. Po mbaja nga brenda gjithë inatin e asaj çfarë kisha bërë”.
Nicole ka luajtur rolin e një avokateje të dalë në pension, Celeste Wright, e cila është e përfshirë në një marrëdhënie abuzive me bashkëshortin Perry, i luajtur nga Alexander Skarsgard.
Nicole më parë ka treguar se merrte ilaçe qetësuese për shkak të të nxirave në trup si pasojë e rolit që luante por aktorja tregon se ky film e shkatërroi atë emocionalisht.
“Kujtoj që isha e shtrirë në dysheme në episondin e fundit, e veshur vetëm me të bredshme, pasi më kishin hedhur aty. Nuk mund të ngrihesha. Nuk doja të ngrihesha. Kujtoj që regjisori erdhi dhe më vendosi një peshqir sipër… Po ndihesha totalisht e turpëruar dhe e shkatërruar si edhe e inatosur nga brenda”.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...