Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shpjeguar e sqaruar se çfarë do të thotë mesazhi “#meZemër” i Vetëvendosjes në këtë fushatë të shkurtër para zgjedhjeve të 11 qershorit.
I pyetur në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova nëse me këtë mesazh po u kërkohet votuesve të votojnë veç me emocion e pa racionalitet, Ymeri ka shpjeguar, atë që ai e ka quajtur, racionalitetin pas “Zemrës”.
“Simboli duhet të kuptohet drejt. Zemra nuk është vetëm emocion. Pra të kesh zemër; nënkupton të jesh i guximshëm. Duhet zemër, pra guxim, që të luftohet korrupsioni, pastaj i duhet guxim republikës që të ballafaqohet Serbia”, ka thënë Ymeri.
“Pastaj kuptimi anatomik i saj, zemra i jep gjak trupit, dhe cila është zemra e një shteti, është ekonomia, zhvillimi ekonomik. Dhe kuptimi i tretë është dashuria. Dashuria që duhet të japë republika është sistemi social”.
“Pra, ne na duhet një Republikë me kurajo, një republikë e zhvilluar ekonomikisht dhe një republikë që e do qytetarin. Këto janë tri kuptime të zemrës, dhe secila prej tyre është shpjegim racional i zemrës”.
“Ne nuk po i kërkojmë votuesit që të votojë me zemër që të mos mendojë, por të votojë me zemër, pra me guxim. Ndërsa, kjo me zemër dhe slogani Vija e Vetme e Kuqe bëjnë një ambalazhim të diskursit të Vetëvendosjes”.
Ymeri ka shpjeguar edhe ndryshimin estetik të Vetëvendosjes, vecanërisht vënjen e kollares nga liderët e Lëvizjes.
“Vetëvendosje kurrë s’ka qenë kundër kollares, por s’e kemi preferuar një gjë të tillë. Por, thjesht e kemi konsideruar që në ambientin politik ku kemi funksionuar ne s’ka qenë e nevojshme”.
“Por, në këtë fushatë e kemi parë të udhës që të vendosim kollare në situata të caktuar, sepse nuk është që ne do t’i vendosim tash në të gjitha rastet”.
“Shtabi zgjedhore e ka dizajnuar këtë fushatë, edhe si strategji edhe si dukje dhe shtabi zgjedhor ka vendosur edhe këtë kollaren tonë”.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...