Chelsea është klubi i fundit që ka hyrë në garë për sensacionin e Monacos, Kylian Mbappe.
18-vjeçari mund të bëhet sulmuesi kryesor te klubi në Stamford Bridge pasi trajneri Antonio Conte raportohet se i ka thënë sulmuesit Diego Costa se nuk është më pjesë e planeve të tij, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Le10 Sport’, “Blutë” tashmë ka kontaktuar atë rreth një transferimi të mundshëm. Po ashtu, thuhet se Conte do të takohet me sulmuesin pas ndeshjes miqësore të Francës kundër Anglisë më 3 qershor.
Ndër tjerash, Arsenali është raportohet se ka lansuar një ofertë madhështore prej 87 milionë funta për sulmuesin e ri. Manchester United dhe Real Madridi kanë qenë duke kërkuar gjithashtu transferimin e adoleshentit që ka shënuar 26 gola brenda 44 ndeshjeve sezonin e kaluar.
Mbappe madje i ka ndihmuar Monacos të fitoj titullin në Liga 1 së bashku me Radamel Falcaon në sulm të drejtuar nga trajneri Leonardo Jarim./arbresh.info
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani