Një gjë të tillë e kemi parë në filma dhe emisione televizive, kur është puna të tërhiqet vëmendja femra është e gatshme të bëjë shumë gjëra. Qoftë ndryshimi i stilit të flokëve, përzgjedhja e një veshje provokative apo stërvitja më intensive në palestër, femrat janë të gatshme të japin më të mirën për të arritur qëllimet dhe nuk ka asgjë të keqe përderisa këto veprime na bëjnë të ndjehemi mirë për veten tonë.
Mirëpo ndonjëherë arti i flirtimit duket sikurse lojë andaj është e lehtë të gaboni përderisa i lëshoheni emocioneve. Për këtë shkak ju sjellim disa këshilla se çfarë nuk duhet bërë që të impresionohet një mashkull.
Të dukeni më e trashë nga mendja
Gjatë bisedës me një mashkull, ka gjasa të dëgjoni gjëra nga ai që i keni ditur më parë mirëpo ju bëheni sikur nuk e dini që mos të pengoni rrjedhën e bisedës. Mirëpo gjithmonë ekziston vija e kuqe mes të qenit modeste dhe nënçmimit të inteligjencës suaj. Jeni krenare për veten tuaj dhe flisni atë që dini dhe mendoni.
Bëheni kinse nuk jeni e uritur
Ka njerëz që ngopen me një sallatë apo supë, e nëse uria juaj shuhet me një vakt të vogël atëherë respektoni trupin tuaj. Njëjtë respektoni edhe nëse keni një apetit të madh, edhe në qoftë se jeni në takim romantik mos ngurroni të shuani urinë vetëm që të dukeni më e kujdesshme.
Të grimoheni me shumë shtresa
Ditëve të fundit nuk mund t`u ikësh reklamave dhe këshillave se si të rizbuloni fytyrën tuaj me grim, si të mbushni buzët dhe si të ndryshoni formën e syve. Nuk ka asgjë të keqe nëse ju bën të ndjeheni mirë por më mirë është që të dukeni vetja dhe për këtë gjë mjaftoheni me një shkëlqyes buzësh dhe një maskara.
Të braktisni ëndrrat e juaja
Ëndrrat dhe aspiratat janë një gjë e mrekullueshme kur punoni shumë për to dhe një person që ka qëllim dhe vizion është tepër tërheqës. Sidoqoftë, pajtueshmëria në lidhje është një gjë e domosdoshme në lidhje pasi që nuk ekzistojnë dy persona të njëjtë në këtë botë. Mirëpo të tërhiqeni nga ëndrrat e juaja është një gjë e gabueshme, pasi që nëse i dashuri juaj nuk ua respekton pavarësinë dhe qëllimin, ai nuk ju respekton as juve
Të bëni operacione plastike
Jo gjithnjë na pëlqen vetja dhe trashëgimia jonë nga prindërit mirëpo nuk mundemi të ndryshojmë gjenetikën dhe pamjen fizike që vjen nga ajo. Shoqëria moderne bën tepër presion ndaj femrave dhe mënyrës se si duken saqë shumë prej tyre e kanë problem të ndërtojnë një imazh të vetes së tyre ndërsa kompleksimi i bën që të ndërmarrin veprime kirurgjike ndaj pjesëve të trupit që nuk i pëlqejnë. Pa marrë parasysh se çfarë mashkulli mund të jetë, të ndërmerrni veprime të kirurgjisë plastike për të impresionuar atë është një gjë tejet e gabuar.
Hiqni dorë nga miqtë dhe familja
Sistemi ynë i përkrahjes është i përbërë nga miq dhe familja, madje edhe nga kolegë. Ky grup i njerëzve nuk mund të jetë asnjëherë i përkryer mirëpo nëse personi që është i interesuar për ju ka problem me këtë rreth atëherë nuk duhet që të distancoheni menjëherë nga ata vetëm për ta bërë të lumtur mashkullin potencial.
Silleni si mashkull
Ekziston një trend që sugjeron se meshkujt pëlqejnë femrat që sillen si meshkuj pasi që përshtaten më lehtë me rrethin e tij. Mos u bëni viktimë e këtij mendimi, mos u mundoni të bëheni diçka që nuk jeni vetëm të merrni miratimin e tij dhe rrethit të tij.
Të bëni seks para se të jeni e gatshme
Jeni takuar me një mashkull dhe keni ndjerë diçka të posaçme saqë keni filluar të fantazoni se si jeni duke e zhveshur atë. Përderisa zgjedhja është reciproke, mund të bëni çfarë të doni mirëpo shpesh një person është i gatshëm më herët për intimitet se personi tjetër dhe në ndërkohë ushtron presion ndaj personit tjetër për të kaluar në fazë më intime, shkruan femra.net. Mos e lejoni një gjë të tillë, ruajeni integritetin tuaj dhe bëni gjërat vetëm nëse jeni e gatshme për t’i bërë.
Qëndroni vetja – gjithmonë.
Është shumë normale të dëshironi të jeni tërheqëse për gjininë tjetër mirëpo kjo nuk duhet të ndodh me çmimin e dinjitetit tuaj. Është shumë me rëndësi që gjatë tërë procesit të jeni vetja që më vonë mos të keni komplikime.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...