Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sokol Havolli është përplasur ashpër me anëtaren e PDK-së, Arbana Xharrën.
Pasi që Xharra i tha Havollit se babi i tij është uzurpues i pronës, reagoi ky i fundit, i cili i tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se për këtë shihen në gjykate.
Ai i tha se Arbana Xharra e ka punësuar burrin në RTK, ka marrë fonde në disa komuna së bashku me motrën e saj, dhe si prindërit i ka punësuar në institucione.
Pas kësaj reagoi Matoshi i cili tha se nuk bën të hyhet në çështje personale.
“Dy skandale i ke për kokë të anëtarit të familjes”, i tha Havolli. Madje, ai e quajti spekulante ish- gazetaren e cila aderoi në PDK.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...