Thëniet më të mira të Sigmund Freudit

21:28 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Sigmund Freud që njihet si babai i psikologjisë, megjithëse kontrovers ai ka lënë pas vetes përveç teorisë së psikoanalizës edhe shumë thënie të mira, shkruan portali arbresh.info.

Më poshtë keni disa thënie të tij:

“Një ditë, në retrospektivë, vitet e mundimit do t’ju godasin si më të mirat”.

“Të jesh i ndershëm tërësisht me veten është një ushtrim i mirë”.

“Emocionet e pashprehura asnjëherë nuk do të vdesin. Ato janë të varrosura gjallë dhe do të vijnë më vonë në mënyra më të shëmtuara”.

“Shumica e njerëzve nuk e duan lirinë, sepse liria përfshin përgjegjësinë, dhe shumica e njerëzve frikësohen nga përgjegjësia”.

“Një grua duhet të zbutet, por jo të dobësohet nga një burrë”.

“Kudo ku shkoj e gjej që një poet ka qenë para meje”.

“Fjalët kanë një fuqi magjike. Ato mund të sjellin lumturinë më të madhe sikurse edhe dëshpërimin më të thellë; ato mund të transferojnë njohuritë nga mësuesi tek studenti; fjalët u mundësojnë oratorit të ndikojë audiencën e tij dhe të diktojë vendimet e tij. Fjalët janë të afta të ngjallin emocionet më të forta dhe të nxisin veprimet e të gjithë njerëzve”.

“Amerika është një gabim, një gabim gjigant”.

“Qeniet njerëzore janë qesharakë. Ata duan të jenë më personin që duan, por refuzojnë ta pranojë hapur. Disa frikësohen të tregojnë edhe shenjën më të vogël të afektit për shkak të frikës. Frikë se ndjenjat e tyre nuk mund të njihen, apo edhe më keq, të kthehen. Por një gjë që më intrigon më së shumti për njerëzit është përpjekja e tyre e vetëdijshme për të qenë të lidhur me objektin e afektit edhe nëse kjo gjë i vret ngadalë përbrenda”.

Religjioni është një iluzion dhe që rrjedh fuqinë e saj nga fakti që bie me dëshirat tona instiktive”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme