Google ADS

Surdulli përshëndet ‘kryengritjen politike të Anamoravës’

20:49 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Shaip Surdulli, ka biseduar me qytetarë dhe përkrahës të koalicionit në Kamenicë.

Surdulli i ka njoftuar ata me programin e koalicionit. Ai u ka thënë atyre se ky koalicion do të punojë për zhvillimin e Kosovës, për sigurinë e Kosovës dhe për integrimin e vendit në BE dhe në NATO.

Kamenicasit i kanë dhënë mbështetje mbështetje të fuqishme Surdullit për kandidaturën e tij për deputet, dhe LDK’së si parti.

“Kryengritja Politike e Anamoravës. Për Kosovën tonë të zhvilluar , të sigurtë dhe të integruar në BE dhe NATO. Falemnderit qytetarë të Kamenicës për përkrahjen masive”, ka shkruar Surdulli në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme