Google ADS

Babai shet foshnjën në rrjetet sociale, për një arsye banale

20:17 | 8 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Një çift kinez ka shitur djalin e tyre dy-muajsh për rreth 2 mijë euro, pasi e kishte vendosur atë në një ankand në mediat sociale.

Çifti, që besohet jenë në moshën 20 vjeçare, kanë pohuar se ata ‘nuk kishin kushte’ për rritjen e fëmijëve dhe besonin t’ia jepnin atë personit që paguan më shumë, transmeton portali arbresh.info

Paratë që morrën nga ky gjest i tmerrshëm, ata i shpënzuan dy telefona dhe rroba të reja.

Sipas mediave kineze, ngjarja ka ndodhur në fund të muajit maj, në provincën Jiangxi.

Policia është informuar në lidhje me rastin dhe menjëherë janë vënë në kërkim të prindërve.

Pasi e gjetën babain, ai kishte pranuar se e kishte shitur fëmijën për një familje që jetonte në një fshat të vogël.

Policia ka arrestuar babain e fëmijës nën akuzat për shitjen dhe blerjen e fëmijëve. Mbetet e paqartë nëse është arrestuar edhe e dashura e tij./Arbresh.info

413d1b3b00000578-4585036-image-a-20_1496933965658 413d1b4b00000578-4585036-image-a-19_1496933960568 413d1b4300000578-4585036-image-a-21_1496933969260 413d1b4700000578-4585036-image-a-18_1496933953186

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme