Marrëveshja e re e superyllit Lionel Messi përfshinë një super klauzolë

19:50 | 8 Qershor 2017
Arbresh Info

Barcelonës pritet t’i largohen shumë lojtarë këtë verë, por Lionel Messi nuk do të jetë njëri prej tyre.

Reprezentuesi argjentinas nuk ka dashur asnjëherë të largohet, por kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2018, transmeton portali arbresh.info. Kjo ka bërë që trajneri i ri i Barcelonës Ernesto Valverde të bëjë prioritet negociatat për marrëveshje të re me superyllin.

29-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenjë se është duke u ndalur duke kontribuar me 53 gola këtë sezon. Por, këto shifra tronditëse nuk ishin të mjaftueshme për t’i ndihmuar Barcelonës të ndaloj Real Madridin nga fitorja e La Ligës dhe Ligës së Kampionëve, megjithëse nuk ishte ky faji i sulmuesit Lionel Messi.

Derisa klubi po fillon një epokë të re nën udhëheqjen e Valverdes, tani është jetësore për ata që të “blindojnë” në klub yllin e tyre, gjë të cilën thuhet se e kanë arritur.

Një program në radio stacionin spanjoll ‘Cadena Ser’ është duke raportuar që marrëveshje e re e Lionel Messit është thuajse e përfunduar dhe do të nënshkruhet në muajin korrik për arsyeje llogarish.

Përveç kësaj, ekzistojnë edhe disa raporte që zbulojnë tjera detaje rreth vazhdimit të kontratës.

Fituesi i Topit të Artë për të pestën herë do të sigurojë një pagë vjetore prej 30 milionë euro si dhe do të ketë një klauzolë të lëshimit në kontratën e tij që është rritur nga 250 milionë euro në 400 milionë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme