5 gjëra që ndoshta nuk i dinit për aktorin Al Pacino

19:32 | 8 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Është një legjendë e Hollivudit dhe ka qenë protagonist i filmave kult si “Njeriu me Shenjë” (Scarface) apo “Kumbari” (The Godfather), por duket se fansat e kinemasë e kanë të vështirë ta njohin.

Aktori 77-vjeçar shpesh ka bërë  shaka duke thënë se në rrugë e ngatërrojnë me kolegët e tij po aq të famshëm si Dustin Hoffman dhe Robert De Niro, transmeton portali arbresh.info

Qysh 17 vjeç ka filluar të luajë në teatër. Gjithnjë ka qenë i dashuruar me aktrimin.

Edhe pse shumë gjëra që dihen për aktorin,  ja 5 fakte që ndoshta nuk i keni ditur:

  1. Al Pacino u shkarkua nga puna si portier për shkak të disa përleshjeve.
  2. Ai nuk u martua kurrë, por ka 3 fëmijë
  3. Është tifoz i flaktë i Shekspirit
  4. U bë baba i binjakëve në moshën 61 vjeçare
  5. Filloi të pinte duhan që në moshën nëntë vjeç./Arbresh.info

 

al1 al3

al5

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme