Ronaldo nuk është egoist, insiston Benzema

18:29 | 8 Qershor 2017
Arbresh Info

Karim Benzema insiston që bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Cristiano Ronaldo, nuk është lojtar egoist pavarësisht dëshirës së tij të madhe për të shënuar gol kudo që është e mundur.

“Nuk kam fjalë. Kur e dëgjojë emrin e  tij, e kam vetëm një gjest të admirimit”, tha ai për Ronaldon, transmeton portali arbresh.info.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. Ne e kuptojmë njëri tjetrin shumë mirë në fushë. Ai dëshiron të ketë topin, por është shumë vështirë për ta marrë atë kur ai vrapon me të”

“Ai nuk është egoist në fushë, por nëse ka topin ai gjithmonë dëshiron të shënoj gol. Dhe papritmas, ai më përgatitë mua për të shënuar”, shtoi ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme