Google ADS

Ata që e fyejnë NATO-n në Mal të Zi dënohen me 10 mijë euro

17:22 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Ata të cilët do të tallen dhe fyejnë publikisht NATO-n në Mal të Zi do të dënohen deri në 10 mijë euro.

Ky dënim vlen edhe për ata që fyejnë OKB-në, Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe organizata tjera ndërkombëtare në të cilat Mali i Zi është i anëtarësuar.

‘Vijesti’ shkruan se kjo çështje është rregulluar me nenin 200 të Kodit Penal ‘dëmtim të reputacionit ndaj një shteti të huaj ose organizate ndërkombëtare’, transmeton lajmi.net.

Dënim nuk do të marrin ata që paraqesin kritika nga puna shkencore, letrare dhe artistike gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, profesionit të gazetarisë, aktivitetit politik.

E njëjta gjobë është edhe për ata që përqeshin publikisht ndonjë vend me të cilin Mali i Zi ka marrëdhënie diplomatike, flamurin e tij, stemën dhe himnin. Aksioni i të Drejtave të Njeriut që nga viti 2010 kërkon shfuqizimin e këtyre dispozitave pasi sipas tyre janë absurde

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme