Mbrëmë në emisionin ‘Magazina Zgjedhore’ në Klan Kosova, në përballje me analistët dhe gazetarët, Lumir Abdixhiku kandidat nga radhët e LDK-së, theksoi që janë të vetmit të cilët po flasin për ide konkrete në këtë fushatë.
Të tjerët, sipas Abdixhikut, në mungesë të ideve po mirren me ofendime e sharje.
Në këto shtatë ditët e para ne i kemi larguar tërësisht prej tradiocionales së bërit fushatë. Po flasim për ide konkrete, për projekte konkrete, ndërsa të tjerët i kemi zënë tërësisht të papërgatitur.
E tëra që po na japin si përgjigje janë ofendimet dhe sharjet, diçka që ne nuk do ta bëjmë. Për më tepër, ne u kemi ofruar qytetarëve një ide të qartë se ku do ta shpiem Kosovën në katër vitet e ardhshme, me një parti dhe një front të unifikuar, u shpreh Abdixhiku.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...