Google ADS

E vërteta tronditëse e të dashurit të JLO…

16:39 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info
Alex Rodriguez është përshkruar si një mashkull tradhëtar, që pëlqen marrëdhënien seksuale treshe nga një grua e cila pretendon se ka qenë me lojtarin e bejsbollit disa herë 6 vitet e fundit.

Në një intervistë me “National Enquirer”, Lauren Hunter ka folur për marrëdhënien e saj me Alex dhe pretendon se ai e tradhton vazhdimisht të dashurën e tij Jennifer Lopez.

“Unë nuk mendoj se ai është seksualisht i tërhequr nga ajo. Në krevat me JLO, ai ndoshta më ka mua në mendje”, tregon Lauren Hunter.

“Ai dëshiron që unë të vesh gjithmonë taka, të brendshme seksi, të vishem si një vajzë kolegji. Të gjithë gjërat që bëj me atë, nuk i bëj me askënd tjetër”.

Hunter, e cila është nëna e dy fëmijëve, ka thënë se ka nisur të ketë marrëdhënien seksuale me Rodriguez në 2011 pasi të dy u takuam në “Equinox” në West Hollywood. “Jennifer do të shokohet”, ka thënë Hunter. “Ajo do të jetë idiote të besojë se ai është besnik”, vijon më tej Hunter.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme