Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se dëshiron të vazhdoj qëndrimin në klub deri në fund të karrierës së tij.
29-vjeçari iu bashkua Barcelonës si një lojtar i ri në vitin 2001 dhe që nga atëherë ka arritur të bëhet njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në botën e futbollit duke u bërë edhe golashënuesi më i mirë i klubit me 507 gola brenda 583 paraqitjeve, transmeton portali arbresh.info.
Lionel Messi, i cili ka fituar çmimin Topi i Artë pesë herë, ka qenë subjekt i disa thashethemeve rreth transferimeve larg nga klubi në të kaluarën, por sulmuesi ka konfirmuar se dëshiron të pensionohet në Camp Nou.
“Është ajo që gjithmonë e kam ëndërruar dhe gjithmonë e kam dashur. Dua të përfundoj karrierën time në Barcelonë”, tha ai për ‘ESPN’.
“Kurdo që luaj, e bëjë këtë për të fituar dhe jap gjithçka për të marr rezultatin më të mirë. Në këtë sezon unë do doja që të arrija më shumë gjëra, si të qenurit në finale të Ligës së Kampionëve dhe fitoren e ligës, por nuk ndodhi”.
Messi ka fituar 30 trofe gjatë kohës së tij te Barcelona duke u bërë gjithashtu njëri nga lopatarët më të dekoruar të të gjitha kohërave./arbresh.info
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...