Në Shqipëri shiten 10 vetura Hyundai në dit

11:40 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi ishte e ftuar në eventin e organizuar nga Hyundai Auto Albania, me rastin e 10 vjetorit të tregtimit në treg të kësaj marke veture.

Sot kjo kompani nuk festonte vetëm 10 vjetorin e saj, por dhe suksesin, pasi për herë të parë tejkaloi tregun e makinave Volkswagen që ishin dikur më të shiturat në Shqipëri.

Pra sot makina më e shitur në Shqipëri sipas statistikave është Hyundai. Ministrja Ekonomi uroi këtë kompani për suksesin, duke thënë se kjo nuk tregon vetëm që shqiptarët dinë të zgjedhin makinën e duhur, por tregon dhe mirëqenien e tyre, pasi blerja e makinave tregon besimin e konsumatorit që ekonomia do të jetë më e mirë.

Ministrja tha se janë 10 makina që shiten në ditë në Shqipëri dhe ky është tregues pozitiv për këtë sipërmarrje. Ndërsa tha se kjo gjithashtu tregon se rritja ekonomike është e sigurtë. Vjet ishte 3.5 % dhe parashikimet për rritjen ekonomike vitet e ardhshme gjithashtu janë shumë të mira./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme