Kandidatë të Vetëvendosjes për deputetë me në krye liderin e saj Visar Ymeri kanë vizituar sot Klinikën e Onkologjisë në QKUK.
Ymeri u njoftu nga afër me vështirësitë me të cilat përballet kjo Klinikë, shkruan arbresh.info.
Ai tha se është e rëndësishme që të funksionalizohen sigurimet shëndetësore sa më shpejt.
“Këtij institucioni i duhet një përkrahje e veçantë institucionale. Në sistemin e shëndetësisë është e rëndësishme që të funksionalizohen sigurimet shëndetësore publike në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime të nevojshme shëndetësore dhe sektori publik i shëndetësisë të ketë burim shtesë të financave për investime të nevojshme”, u shpreh Ymeri.
Ndërkaq, Ekrem Hyseni onkolog tha se kjo Klinikë përballet me mungesë të buxhetit dhe po ashtu të një regjsitri elektornik që do t’i zgjidhte problemet e statistikave./Arbresh.info.
http://facebook.com/arbresh.info/videos/1441389089259512/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri