Çfarë duhet bërë nëse digjeni nga dielli?

08:19 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Ekspozimi në diell gjatë verës mund të shkaktojë probleme për lëkurën tuaj.

Sidomos tani, në fundjavat e para të plazhit, kur lëkura nuk është mësuar ende me temperaturat e larta, djegia e saj është një nga dukuritë më të zakonshme.

Në disa raste, kur tregohemi të kujdesshëm për të mos u ekspozuar gjatë në diell, djegia është e lehtë, por në shumë raste të tjera, kur bëhemi maniakë me idenë që do të nxihemi brenda ditës, djegia është e rëndë.

Nëse deri dje jeni lyer me kosë, sot, po ju propozojmë një zgjidhje më të mirë. Qumështi i ftohtë është zgjidhja ideale për të qetësuar lëkurën e skuqur, duke e ushqyer dhe ndihmuar atë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme