Google ADS

Albin Kurti merr pjesë në tubimet në Drenas e Prishtinë

07:15 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje dhe i nominuari i saj për kryeministër, Albin Kurti do të zhvillojnë edhe në ditën e parafundit të fushatës zgjedhore një varg aktivitetesh.

Kjo është agjenda për sot:

Kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje zhvillojnë një vizitë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK. (Klinikën e Onkologjisë, ora 9:00)

Kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje zhvillojnë një vizitë në Shoqatën e të Verbërve, me ç’rast do t’iu dorëzohen 40 Prioritetet e Republikës në alfabetin Braille. (Shoqata e të Verbërve, ora 11:00)

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti merr pjesë në tubimin zgjedhor në Drenas. (Drenas, ora 12:00)

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti merr pjesë në tubimin zgjedhor në Han të Elezit. (Hani i Elezit, ora 14:00)

Kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje zhvillojnë një vizitë në fabrikën “Solid” në Suharekë. (Fabrika Solid, ora 14:00)

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Ymeri merr pjesë në tubimin zgjedhor në Kaçanik. (Kaçanik, ora 17:00)

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti merr pjesë në tubimin zgjedhor në Kondrën e Trimave në Prishtinë. (Shkolla Zenel Hajdini, ora 18:00)./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme