Ja pse ju del gjumi natën

02:05 | 8 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Të zgjohesh pas mesnate, në orën 2 apo 3 të mëngjesit, dhe mos të arrish të flesh më, është vërtetë sfilitëse. Nuk ka ndonjë shpjegim mistik, ndodh shpesh dhe është përgjithësisht pasojë e shqetësimeve që krijojnë gjendjet e ankthit.

Më poshtë, po përpiqemi të shpjegojmë këtë fenomen në mënyrë që ta kuptoni dhe të keni mundësinë ta zgjidhni, transmeton Living. Nuk duhet të lejoni që ky problem të zgjasë në kohë.

Pasojat e zgjimit pas mesnate
Ekzistojnë shumë publikime lidhur me këtë fenomen. Duhet të dini që nuk është gjë e jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për reagime të trurit që është në nivele të përparuara të ankthit. Në disa raste, kur problemi bëhet i vazhdueshëm dhe zgjat në kohë, duhet kuruar. Duhet të merren në shqyrtim të gjitha shkaqet që ju bëjnë të zgjoheni pas mesnate.

Nëse pas zgjimit ndiheni ankthioz:
-vuani nga takikardia dhe ndiheni të kërcënuar
– në përpjkejet e dështuara për të fjetur sërish, rritet nervozizmi dhe mendimet e këqija ndikojnë për të mos fjetur.
-edhe nëse ia dilni të flini sërish, gjumi është i lehtë dhe i lodhshëm
-ky fenomen përsëritet 2 apo tre herë në javë

Ankthi shkakton zgjimin gjatë natës
Nëse gjatë javës ju ndodh shpesh kjo fjë atëherë duhet të shqetësoheni; puna që bëni mund të jetë shumë e lodhshme ose keni nevojë për një moment pushimi.

Të gjitha këto që thamë gjenerojnë ankthin për të cilin mund të mos jemi përherë të vetëdijshëm por truri reagon në mementet e pushimit. Ankthi godet në mënyrë të drejtëpërdrejtë sistemin nervor qendror, që fillon të ndryshoj me karakteristika të lehta, gjatë kohës së pushimit. Të gjitha këto ndikojnë në fazat e gjumit. Ankthi fragmenton gjumin dhe vështirëson arritjen e fazës REM, fazë ku gjumi bëhet I thellë. Truri e interpreton këtë ankth si kërcënim, si diçka prej së cilës duhet të largohet. Ndjesia e kërcënimit ndërpret ‘dhunshëm’ gjumin, pak kohë pasi ju ka zënë.

Si ta zgjidhim këtë problem?
Përpara së gjithash duhet gjetur burimi i ankthit. Duhet të kuptoni se diçka nuk po shkon siç duhet.
Përpiquni të bëni ndryshime të vogla në përditshmërinë tuaj, vendosni prioritetet, ndryshoni ca zakone në mënyrë që t’i jepni trurit stimuj të rinj për të shkarkuar tensionet.

Bëni gjithmonë një shëtitje, të paktën për 30 minuta. Ecni dhe merrni frymë thellë!
Kur të ktheheni në shtëpi, bëni një dush dhe shkoni në shtrat të çlodhur. Mos e lodhni veten me mendimin nëse do zgjoheni sërish gjatë natës. Vendosjani vetes si detyrë: duhet të fle!

Gjëja më e mirë që mund të bëni (edhe më e vështira) është të zbrazni mendjen nga të gjitha mendimet. Lexoni diçka dhe përqendrohuni në atë që po lexoni. Dhoma duhet të jetë e freskët dhe e ajrosur mirë. Temperature e duhur, sipas ekspertëve, është 20 gradë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme