Nëse nuk keni flokë, sepse kështu ka vendosur gjenetika, apo sepse kështu keni vendosur ju, nuk ka asnjë problem, me përjashtim të rastit nëse jetoni në Mozambik.
Autoritetet e këtij vendi afrikan kanë dhënë alarmin se qerosët janë bërë pre e sulmeve rituale, pasi 5 të tillë u vranë për pjesët e tyre të trupit.
Dy të dyshuar janë arrestuar në distriktin e Milange, ku ndodhën vrasjet, por autoritetet dyshojnë se krimet janë kryer nga një numër më i madh njerëzish dhe mund të përsëriten. Alfono Dias, shefi i policisë së provincës Zambezia tha se është disi e vështirë të shpjegosh, por besëtytnia e vjetër thotë se një kokë pa flokë përmban ar. Ai shtoi se me tre viktima vetëm javën e fundit, problemi është bërë mjaft serioz.
Mediat lokale ndërkohë shkruajnë se në provincat e izoluara ku analfabetizmi dhe besëtytnitë sundojnë, shamanët apo mjekët popullorë janë ata që përhapin besime të tilla dhe askush nga banorët lokalë nuk dyshon, apo nuk guxon të dyshojë, në fjalën e tyre.
Autoritetet lokale thonë se veç kokës viktimave i janë marrë edhe organet e brendshme që duket se përdoren në rituale. Policia tha se vrasjet e qerosëve janë bërë problem vetëm së fundmi, besëtytnia e radhës që nxirret nga arkivat në Afrikën Lindore, pasi deri vonë në objektiv ishin albinët që besohet se kanë fuqi magjike.
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje