Kemi vënë re se në të gjitha daljet, mbretëresha Elizabeth vishet me ngjyra të ndezura të cilat bien në sy.
Fakti që ajo ka këtë lloj stili nuk është vetëm cështje preference personale.
Sipas vajzës së saj Sophie, 91-vjecarja përdor këto ngjyra që të sigurohet se qytetarët e thjeshtë ta shohin në turmat e mëdha ku paraqitet.
“Ajo ka nevojë të duket që njerëzit të thonë ‘ Unë pashë mbretëreshën.’ Mos harroni se kur ajo del nga një vend, turmat që e presin janë të mëdha dhe cdo njeri ka dëshirë ta shohë dhe të jetë në gjendje ta kuptojë se është ajo, qoftë edhe nga kapelja,” – ka thënë Sophie, Kontesha e Wessex për një dokumentar.
Nëse mbretëresha do të vishte ngjyra normale, mundësia që njerëzit ta dallonin nga larg do të ishte e paktë.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...