Ahmeti: VV do t’ia lirojë duart prokurorisë

00:39 | 8 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje ka deklaruar se nëse kjo parti arrin të fitojë zgjedhjet e 11 qershorit dhe e bën qeverinë, do të nisë shumë shpejt hetimet për privatizimin e KEK-ut.

Ahmeti në Interaktiv të KTV-së ka përkrahur deklaratën e kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurti, për hetim të këtij privatizimi duke thënë se “nga ky privatizim dikush ka fituar shumë”.

“Rritja e çmimit të rrymës vjen prej diku. E kemi privatizuar KEK-un për 26 milionë euro. KEDS-i e blen rrymën nga KEK-u dhe e shet te konsumatorët me një përfitim. Ekipi parlamentar do t’i shkonte deri në fund kësaj çështje. Kjo duhet të hetohet. Kërkojmë ligjin antimafia që heton njerëzit që nuk e arsyetojnë pasurinë”, ka deklaruar Ahmeti.

Numri një i Prishtinës ka thënë se çdo nisje e hetimit do të bëhet pasi që “VV do t’ia lirojë duart prokurorisë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme