Barça ofron 40 milionë për Hector Bellerinin

23:52 | 7 Qershor 2017
Arbresh Info

Barcelona raportohet se është e gatshme për të ofruar 40 milionë funta te Arsenali për ish mbrojtësin e tyre që është edhe shënjestra kryesore për transferim këtë verë – Hector Bellerin.

Sipas raporteve të ndryshme, “Topçinjtë” dëshirojnë të mbajnë në skuadër reprezentuesin spanjoll, i cili ka kontratë afatgjate me klubin londinez, transmeton portali arbresh.info.

Bellerin nënshkroi marrëveshje të re në fillim të sezonit të kaluar, por gjiganti katalunas është i gatshëm të përballet me një situatë të tillë.

22-vjeçari, i cili do të jetë një transferim i nevojshëm për “Blaugranët”, mund të jetë një zëvendësues i Dani Alves që u largua vitin e kaluar nga Juventusi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme