Hoti: PDK funksionalizoi drejtësinë evropiane

23:19 | 7 Qershor 2017
M. A.

Nënkryetari i PDK-së Rexhep Hoti tha se sektori i bujqësisë ka arritur që të funksionalizohet vetëm kur në qeverisje ka ardhur Partia Demokratike e Kosovës. Sipas Hotit, ky sektor para qeverisjes së PDK-së nuk ka qenë duke funksionuar.

Sikur sektorin e bujqësisë, Hoti e sheh edhe atë të infrastrukturës. Duke shtuar se PDK ka arritur ta bëjë lulëzimin infrastrukturor në vend.

Edhe sistemin e drejtësisë ka arritur që ta formësojë Partia Demokratike e Kosovës. Sipas Hotit drejtësinë evropiane ka arritur që kjo parti ta funksionalizojë.

Ai ka thënë se të gjithë ata që kanë fakte që shteti është i kapur le të shkojnë në prokurorinë e shtetit

Rexhep Hoti ka qenë i ftuar se në emisionin “Tribunë Zgjedhore”, ku ka shpalosur programin e “Fillimit të Ri”, për të cilin u shpreh i bindur që ky program do të del fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme