Havolli: Programin e PDK-së nuk e ka parë askush

23:19 | 7 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR, Sokol Havolli iu kundër përgjigj anëtarit të PDK-së, Driton Qehaja, se LDK e ka vjedhur programin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Havolli tha se kjo gjë nuk është e vërtetë, sepse deri më tani askush nuk e ka parë programin e PDK-së dhe partnerëve të tyre të koalicionit. Ai në emisionin “Tribunë Zgjedhore” shtoi se programi i koalicionit LDK-AKR është programi i vetëm që është bërë publik para dhjetë ditësh.

Ai shtoi se gjendje ekonomike është e mirë, se sa ka qenë para qeverisjes Mustafa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme