Këshilla të grimerëve: Pesë veprime për vetulla të formësuara

23:39 | 7 Qershor 2017
Arbresh.info

Vetullat e bukura janë njëra ndër atutë e femrës së kuruar. Dëgjoni këshillat e grimerëve profesionistë se si t’i formësoni vetullat në harmoni me linjat e fytyrës suaj.

Shumica e femrave me siguri nuk kanë menduar që për dukjen “komplete” dhe të përsosur rol vendimtar kanë vetullat e formësuara bukur, jo make-up-i, transmeton Telegrafi.

Prandaj, para se të filloni të vendosni grimin, është e nevojshme të formësoni vetullat sipas linjave të fytyrës. Ja si ta bëni këtë me disa veprime:

1. Para së gjithash, duhet të jenë patjetër qimet të ndukura midis vetullave (në rrënjë të hundës).

2. Vetullat do të duhej t’i filloni mbi këndin e brendshëm të syrit.

3. Qimet e çrregullta, të cilat rriten nën formën natyrore të vetullave, duhet t’i eliminoni.

4. Pika më e lartë e vetullave do të duhet të jetë diç pak më larg nga mesi i syrit, në drejtim të këndit të jashtëm.
5. Fundi i vetullave është pika e cila arrihet me tërheqjen e linjës së drejtë të imagjinuar nga rrënja e vrimave të hundës deri te këndi i jashtëm i syrit.

Vetullat ndukni në drejtim të rritjes së qimeve. Për të shmangur rritjen e qimeve, qitni tonik për fytyrë apo ndonjë mjet tjetër për mbyllje të poreve.

Do të jetë e dëshirueshme që tërë procesin e ndukjes së vetullave ta bëni disa orë para se të qitni grimin (apo një ditë më parë).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme