Chelsea 35 milionë për mbrojtësin Alex Sandro

22:21 | 7 Qershor 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve në Itali, Chelsea ka shtruar një ofertë prej 35 milionë funta për mbrojtësin e krahut të majtë të Juventusit, Alex Sandro.

Gazeta me bazë në Torino ‘La Stampa’ pretendon që një ofertë ishte shtruar pasi agjenti i 26-vjeçarit është takuar me hierarkinë e Chelseat në Londër të dielën, transmeton portali arbresh.info.

Juventusi mësohet se është i hapur për të shitur reprezentuesin brazilian, por ata kërkojnë 44 milionë funta nga Chelsea.

Sandro, i cili ishte transferuar te kampioni italian dy vite më parë nga Porto për 18.6 milionë funta, do t’i krijonte mundësi trajnerit Antonio Conte të kaloj në formacionin me katër mbrojtës sezonin e ardhshëm.

Sandro është gjithashtu në radarin e Pep Guardiolas pasi Manchester City dëshiron të përforcoj opsionet në mbrojtje para fillimit të sezonit të ri./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme