Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se NATO ka qenë vazhdimisht në kërkim të një armiku të jashtëm për të justifikuar ekzistencën e tij.
Në një intervistë për regjisorin amerikan, Oliver Stone, Putin ka theksuar se ‘përderisa Blloku Lindor nuk ekziston, as Bashkimi Sovjetik, s’di pse NATO vazhdon të jetë’, transmeton portali arbresh.info
“Unë kam përshtypje se NATO ka nevojë për një armik, për të justifikuar ekzistencën e vet, prandaj edhe bën provokime”, tha ai.
Presidenti rus ka shtuar se nuk e ka humbur shpresën për përmisimin e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Rusisë.
Në seancën plenare të “Dialogut të Biznesit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara” në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburg, Putin tha se Rusia do të vazhdojë të angazhohet në dialog me administratën e re të SHBA-ve./Arbresh.info
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte