Google ADS

Shtëpia e Bardhë nuk konfirmon ende sulmin kibernetik

11:05 | 15 Qershor 2015
Arbresh Info

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të premten se nuk mund t’i konfirmojë raportet që tregojnë se 14 milion informata personale të ish-punëtorëve dhe atyre aktual të qeverisë së SHBA-së janë ekspozuar nga hakerët në sulmin e tyre të fundit kibernetik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earneset, ka thënë që hulumtimet janë duke vazhduar ende rreth këtij sulmi në Zyrën e Menaxhimit të Personalit, ku sipas shumë burimeve, janë dëmtuar 4 milion të dhëna të njerëzve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme