19:57 | 7 Qershor 2017
Trina Galanxhi
Në këtë botë me ritme të shpejta, ku qeniet njerëzore janë të etura për kënaqësi të menjëhershme, shpesh bien viktimë e stresit, ankthit, zemërimit dhe emocioneve tjera që lidhen me negativitet.
Duke pasur parasysh këtë gjendje, zgjidhja e vetme për të kaluar negativitetin është medimit, transmeton portali arbresh.info
Meditimi është i dobishëm për mendjen, trupin dhe zemrën.
Ja cilat janë pesë arsyet që duhet të meditoni shpesh:
- Meditimi është një formë e ushtrimit mendor dhe në përgjithësi përbëhet nga teknika, si përqendrimi, meditimi, si dhe lutja. Në një ditë të keqe, ndërmjetësimi i meditimit është një formë e përkryer për të filluar ditën.
- Meditimi na ndihmon të luftojmë egoizmin, pesimizmin…dhe mund të jetë shkatërrues në jetën tonë. Meditimi inicion energji pozitive dhe është një mënyrë e mrekullueshme për të arritur ekuilibrin e vetes, përmes të cilit njeriu mëson t’i pranojë edhe dështimet dhe sukseset me qetësi.
- Meditimi është rruga më e prirur për të lidhur shpirtërisht me rendin e lartë të jetës dhe ndihmon në formimin e vetës që gradualisht të largohet nga padrejtësitë morale dhe nga format e ndryshme të dëshirave trupore.
- Një tjetër formë e mirë e meditimin, është që ndihmon në arritjen e gjërave që kanë ndikim pozitiv. Gjithashtu ndihmon që të jeni të motivuar dhe ju jep fuqi. Në të njejtën kohë, inkurajon që njerëzit të shikojnë përtej dështimeve.
- Procesi i vendimmarrjes, i cili është pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme dhe lufta me vetë-menaxhimin, bëhet shumë më e lehtë nëse vendosni të merreni me meditim. Gjithashtu ndihmon për të luftuar dhimbjen dhe agoninë në mënyrë të lehtë dhe sjell paqe në mendjen tonë. E mira tjetër e meditimit është se ndihmon të luftojë depresionin./Arbresh.info