Oficeri i lartë i ushtrisë shqiptare që drejtoi brigadën 153 të UÇK-së, Adem Shehu, ka folur për aderimin e tij në Aleancën Kosova e Re dhe pritjet e tij nga ky subjekt.
Në intervistën për konica.al, ai ka evokuar edhe momentet e njohjes me vëllain e Behgjet Pacollit, Selim Pacollin, si dhe ndihmën që kompania ‘Mabetex’ ka dhënë për UÇK-në.
“Në vitin 1998, vëllezërit tanë që punonin në Mabetex në Perëndim kanë dërguar mjete financiare në dispozicion të UÇK-së. Ky çek më vlerë 6 milionë dollarë ka ardhur në Tiranë nëpërmjet bankës, me qëllim blerjen e armatimit të shtetit shqiptar”, ka thënë Shehu.
Ish-komandanti i Brigadës 153 që zhvilloi luftime me forcat serbe në zonën e Gollakut, ka sqaruar se edhe vetë ishte përfshirë në zbatimin e kërkesës së ‘Mabetex’-it për blerjen e armatimeve.
“Këtë çek dhe interesimin për zbatimin e kësaj kërkese e kisha marrë vetë. Kam biseduar, por nuk merrja përsipër kushtet teknike që diktonin hajdutët shqiptarë”, ka theksuar Shehu.
Agjenti i Salah ofron shërbimet e egjiptianit te gjiganti ev...
Zv/kryeprokurori i Pejës Ersan Qavolli dhe familja e tij mer...
Erdogan bën thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit
Zbulohet se sa banorë do të hyjnë sot në BBVK
Biden: Armëpushimi është i mundshëm në Liban, por më i vësht...
Përjashtohen me 10 ditë nga seancat deputetët e PD-së Elda H...