Shkencëtarët zbulojnë si është të vdesësh

18:51 | 7 Qershor 2017
Arbresh.info

Vdekja është e pashmangshme dhe padyshim frika më e madhe për shumë njerëz. Megjithatë, sipas një studimi të ri, njerëzit që kanë qenë fare pranë vdekjes, kanë provuar emocione shumë më pozitive nga ç’mund të mendohet.

“Kur imagjinojmë emocionet teksa i afrohemi vdekjes, mendojmë se do të jemi kryesisht të mbushur me trishtim dhe terror. Por rezulton se të vdesësh në fakt është më e gëzueshme nga sa mendoni“, shpjegon eksperti Kurt Gray nga Universiteti i Karolinës së Veriut.

Siç shkruan britanikja “The Telegraph“, Profesori Gray dhe kolegët e tij, puna kërkimore e të cilëve u publikua në revistën shkencore “Psychological Science“, studiuan dëshmitë e pacientëve me kancer terminal dhe me sklerozë, ashtu sikurse fjalët e fundit të të dënuarve me vdekje. Këto u krahasuan një pjesë të postimeve nëpër blogje dhe ‘fjalëve të fundit’ të vullnetarëve, të cilëve iu kërkua që të imagjinonin sikur ishin në të njëjtin pozicion. Ata zbuluan se sa më pranë vdekjes ishin njerëzit, aq më shumë kishin tendencën për të përdorur fjalë pozitive.

Si pacientët terminalë, ashtu edhe të dënuarit me vdekje shfaqnin tendencën për t’u fokusuar në gjëra si familja apo feja, që sipas shkencëtarëve mund të ndihmojë ankthin që ata përjetojnë me afrimin e vdekjes. “Njerëzit adaptohen në mënyrë të pabesueshme, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht dhe vijojnë të ecin përpara, edhe nëse e dinë që po vdesin”, shprehet Profesori Gray.

“Në imagjinatën tonë, të vdesësh është e pakuptimtë dhe do të thotë vetmi, por shkrimet e fundit të pacientëve terminalë dhe fjalët e fundit të të dënuarve me vdekje janë të mbushura me dashuri, lidhje shoqërore dhe kuptim”. “Aktualisht, sistemi mjekësor është i ndërtuar drejt shmangies së vdekjes, një shmangie që shpesh i bën njerëzit që ta shohin vdekjen si të tmerrshme dhe tragjike”, shkruan ai më tej në punën kërkimore.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme