Arsenali shtron ofertë zyrtare për James Rodriguezin

18:33 | 7 Qershor 2017
Arbresh Info

Arsenali raportohet se ka shtuar ofertë madhështore për sulmuesin e Real Madridit, James Rodriguez.

Reprezentuesi kolumbian pritet të largohet nga Bernabeu këtë verë pas dështimit për të siguruar një pozitë të rregullt në formacionin e skuadrës së Real Madridit këtë sezon duke bërë vetëm 13 paraqitje në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Një numër i madh klubesh mësohet se janë të interesuara në transferimin e 25-vjeçarit, përfshirë rivalët e Arsenalit në Premierë Ligë, Manchester United dhe Liverpoolin.

Megjithatë, televizioni spanjoll ‘El Chiringuito’ pretendon se “Topçinjtë” janë dy klubet e vetme që kanë shtruar ofertë zyrtare për James Rodriguezin./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme