Mbrëmë (e martë) kalimtarë të rastit kanë vërejtur e kanë gjetur të vdekur në veturë 60 vjeçarin Sh.N nga Kosova, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Trupi i pajetë është gjetur i vdekur afër pompës së benzinës në Petrovec, para pikëpagesës.
Në Sektorin për Punë të Brendshme -Shkup rastin e ka paraqitur ekipi i Ndihmës së shpejtë.
Personi i vdekur në vendin e vdekjes është sjellur me një veturë tjetër dhe është lënë në veturën ”Mercedes”. Vetura që e ka sjellë personin në fjalë është larguar nga vendi i ngjarjes, njoftojnë nga SPB Shkup.
Pas vendimit të hetuesisë, trupi i pajetë i kosovarit është dërguar për autopsi.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...