Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe i ka varur shpresat ne ndërhyrjen e Bashkimit Evropian dhe Amerikës për zgjidhjen e tij.
Ai ka sot se është mirë që shqiptarët më në fund kanë pranuar se nuk duan të formojnë Asociacioni e komunave me shumicë serbe (AKS).
“Kjo nuk është aspak mirë për mos formimin e AKS-së, por është mirë që ata më në fund e thanë hapur, sepse në prisnim qe katër vite. Do të mbrojmë marrëveshjen e Brukselit, sepse e dimë që është në interes të qytetarëve serb”, ka thënë Vuçiq.
Këto deklarata të presidentit të sapo zgjedhur serb, vijnë pasi kandidati për kryeministër Ramush
Haradinaj në një intervistë për Deusche Welle tha se, nuk do të formohet AKS-ja pasi Gjykata Kushtetuesi ka paraparë se marrëveshja shkel Kushtetutën e Kosovës. Ai gjithashtu tha se Vuçiq dhe Daçiq duhet t’i kërkojnë falje popullit serb për krimet që janë kryer në Kosovë.
Vuçiqi i ka quajtur deklaratën e Haradinjat të papritur dhe të rrezikshme, por ai thotë, Serbia do të përgjigjet në mënyrë paqësore.
Sa i përket krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë, Vuçiq ka mohuar kategorikisht se ka pasur krime që serbët kanë bërë në Kosovë, duke thënë, se nëse Haradinaj mendon kështu të paraqes prova, e më pas siç ndodh zakonisht, ai ka akuzuar rëndë Haradinajn.raporton indeksonline
Vuçiq nuk reagoi vetëm ndaj Haradinajn, por edhe ndaj deklaratës së homologut të tij, Hashim Thaçit, ku ky i fundit tha se Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim për rajonin, por kërcënim është armatosja që Rusia po i bënë Serbisë. Vuçiq tha, se ekziston një trend i përgjithshëm për komandën e Serbisë, por për këtë “vendosim ne e jo ata”, por prapë së prapë thotë ai, të gjithë mund të kenë mendime dhe qëndrime mbi këtë çështje
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...