Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka rinovuar kontratën e tij me kampionin italian duke vazhduar qëndrimin deri në vitin 2020.
Marrëveshja vjen vetëm katër ditë pas disfatës 4 me 1 të Juventusit ndaj Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve, gjë që edhe ngjalli spekulime që Allegri mund të largohet nga klubi në Torino, transmeton portali arbresh.info.
“Qysh pas emërimit si trajner në verën e vitit 2014, ‘Bianconerët’ kanë fituar tre tituj në Serie A, tri Kupa të Italisë dhe një Super Kupë italiane”, shkruan Juventusi në një deklaratë.
“Pavarësisht disfatës javën e kaluar në finale të Ligës së Kampionëve në Cardiff, Allegri në mënyrë të pamohueshme ka transformuar klubin”./arbresh.info
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen