Google ADS

Hoti: Do të krijojmë 80 mijë vende të reja pune

15:53 | 7 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi për kryeministër, Avdullah Hoti tha para qyterarëve të Vitisë se ky koalicion do të krijoj 80 mijë vende të reja të punës.

Ai ka premtuar rritje të pagave dhe rritje të buxhetit deri në 3 miliardë euro, shkruan arbresh.info.

“Entuziazmi që kamë parë dhe dëshirën për ndryshim me kanë mbushur me shpresë më kanë bindur se duhet të fillojmë me punë menjëherë nga data 12 qershor. Ne ju besojmë qytetarëve të vendit prandaj ftojmë qytetarët të na bashkëngjkiten në këtë koalicion. Ju garantoj se askush më mirë se ne nuk mund tyë prodhoj zhvillim ekonomik në Kosovë”, ka thënë Hoti./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme