“Është e pamundur për mua të them diçka që ka kuptim”, thotë Valeria Collina Kadhija, nëna e njërit nga sulmuesit në London Bridge, Youssef Zaghba.
Sipas përshkrimit të BBC, në shtëpinë e saj gjendet një raft me libra, duke përfshirë veprat e Hemingway dhe George Bernard Shaw, transmeton portali arbresh.info
Në mur ndodhet edhe një certifikatë mbi shpërbimin e një të arfërmi në Luftën e Dytë Botërore kundër Gjermanisë naziste.
Megjithatë, asnjë foto familjare nuk gjendet aty.
Valerina Collina, shtetase italiane, është konvertuar në Islam.
“Në vitin 2016 filluan problemet me djalim tim, , faktin që ai u ndal në aeroportin e Bolonjës [ndërsa po përpiqej të shkonte në Stamboll dhe pastaj në Siri]”, ka thënë ajo.
“Ai më thoshte, eja mami të shkojmë në Siri, sepse atje ka Islam të pastër”, shtoi ajo.
“Unë i thashë atij:” A je i çmendur? Nuk kam ndërmend të shkoj në Siri as me ty, as me askë. Jam mirë në vendin tim”, ka thënë ajo.
Pasi u ndalua në aeroportin e Bolonjës në mars 2016, policia italiane filloi të monitorojë djalin e saj, një lëvizje që mbështeti Valeria Collina. Italianët ndanë informacion me agjencitë tjera të hetimeve, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe.
Youssef Zaghba, një italian 22 vjeçar nga origjina marokene, lejohej të udhëtonte jashtë vendit.
“Pas gjithë incidentit në aeroportin e Bolonjës, i thashë atij, që tani duhet të bëjë kujdes”, shton nëna e tij.
Më pas u kthye në Londër.
Në Londër djali i saj gjeti punë në një kanal lajmesh për Islamin, por gjithë kohën ai ishte i zymtë.
“Ai më dërgonte foto dhe gjithnjë ishte i zymtë. Qeshja duke i thënë të më dërgonte foto duke qeshur”, kujton nëna e tij.
Pas sulmit në Urën e Londrës, Collina u përpoq të binte në kontakt me djalin e saj, por ishte e pamundur.
“Atë natë dërguam një mik të familjes që të shkonte në shtëpi ( Londër) dhe e kam ndjerë se edhe djali im ishte përfshirë në atë sulm”, shton ajo.
“Tragjedia ime është personale, por nuk mund të krahasoj dhimbjen time me të atyre që humbën njerëzit në atë sulm. Më vjen turp, edhe pse jam nënë dhe po vuaj”, shton ajo.
Ajo ka mbështetur vendimin e imamëve në Britaninë e Madhe që kanë vendosur të mos varrosin sulmuesit në Londër dhe atë në Manchester.
“Kjo është një gjë e tmerrshme, nuk duhet të kishte ndodhur dhe unë do të bëj gjithçka që mundem për ta parandaluar këtë. Të rinjëve u duhet më shumë shkollim”, ka thënë ajo në fund të intevistës.
Në fund, gazetari i BBC-së shkruan se ‘gazetarët u larguan nga dhoma, duke e lënë atë të qetë, në dhomë të errët’./Arbresh.info
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...