Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tiranë. Nga raportimet e para mësohet se një 19-vjeçare është përplasur nga një makinë në zonën e “21 Dhjetorit”.
Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së martës në kryeqytet, pranë fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Mësohet se vajza me inicialet Xh.C., po kalonte rrugën përballë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, teksa ka dalë nga një lokal.
Sipas JOQ.al, ajo po kalonte lulishten, pasi në atë vend nuk ka trotuar dhe makina, e cila ka qenë me shpejtësi e ka përplasur. Vajza është dërguar menjëherë në spital, por është në gjendje të rëndë.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...