Google ADS

Gjermania po i heton edhe të miturit për terrorizëm

01:51 | 7 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Pas sulmit terrorist në Londër, në Gjermani po diskutohet për masa më të rrepta mbikëqyrjeje për mjedisin islamik.
Sulmi terrorist në Londër menjëherë pak ditë pas atij të Manchester-it ka sjellë sërish në qendër të vëmendjes problemin e qëndrimit ndaj terrorizmit islamik në Evropë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, u shpreh për një kurs të ashpër kundër ekstremizmit islamik, pas një kohe kur ndaj këtij ekstremizmi, sipas saj, qe treguar tolerancë e tepruar.

“Jo çdo gjë mund të vazhdojë si deri tani” – tha kryeministrja britanike dhe në këtë kontekst edhe në Gjermani pas ngushëllimeve dhe shprehjes së keqardhjes, apo veprimeve simbolike, si ndriçimi i Portës së Brandenburgut me ngjyrat e flamurit britanik, filluan sërish diskutimet për masa më të rrepta mbikëqyrjeje për mjedisin islamik.

Edhe 12-vjeçarët nën vëzhgim?

Koalicioni i madh që qeveris Gjermaninë e ka vendosur tashmë uljen e moshës së personave që mund të hetohen dhe mbikëqyren – nga 18 ne 14 vjeç, por landi i Bavarisë ka vendosur që në raste dyshimesh të hetojë dhe mbikëqyrë edhe 12-vjeçarë p.sh. në rast se ka dyshime konkrete se ata janë të përfshirë në mjedise islamike.

Por kryetarja e Këshillit gjerman të Federatës, kryeministrja e landit Rheinland-Pfalz Malu Dreyer, e kritikoi propozimin e bërë nga ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann për ta ulur edhe më tej moshën e personave që mund të mbikëqyren. Sipas saj vërtet që është një realitet i hidhur që fëmijët radikalizohen me qëllim, po se “më e rëndësishme është që të investohet në masa parandaluese.

Sipas të dhënave të organeve gjermane të Mbrojtjes Kushtetuese IS-i po përpiqet me forcë që të rekrutojë sidomos gra dhe fëmijë. Dhe për këtë një rol të rëndësishëm luajnë sidomos rrjetet sociale dhe grupet në WhatsApp.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme