Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka alarmuar klubet e tjera të mëdha si Manchester United, Chelsea dhe Arsenalin me vendosjen e shtatë yjeve të tij në shitje.
Francezi i siguroi ‘Los Blancos’ titullin e dytë radhazi në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e së shtunës me fitoren 4 me 1 ndaj Juventusit në Cardiff, transmeton portali arbresh.info. Zinedine, i cili është në dijeni që nuk mund të pushoj në kurorat e tij në Bernabeu, është duke përgatitur shkarkimin e shtatë anëtarëve të skuadrës së tij për t’i krijuar hapësirë transferimeve të reja.
James Rodriguez, Keylor Navas, Danilo, Alvaro Morata, Fabio Coentrao dhe Mariano janë vendosur të gjithë në shitje, të paktën kështu raporton ‘AS’, derisa Pepe është i lirë pasi ka mbetur pa kontratë.
Rodriguerz ka qenë duke u kërkuar që një kohë të gjatë për transferim në Old Trafford derisa trajneri Jose Mourinho mësohet se është një admirues i madh i Alvaro Moratas gjithashtu. E ardhmja e Keylor Navasit varet nga transferimi i portierit të Manchester United, David De Geas, në Real Madrid.
Gjiganti spanjoll është duke kërkuar të mbledh fonde për të siguruar transferimin e sensacionit të Monacos, Kylian Mbappe.
Francezi, i cili refuzoi Manchester Cityn muajin e kaluar, ka ngjallur interesim te të gjitha klubet e mëdha në Evropë./arbresh.info
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...